Sporti

Ekipi spanjoll me ultimatum për Benitez: Nëse nuk fiton ndeshjen e ardhshme, do të shkarkohet

02/26/2024 17:19
nga:Lorik J

Rafael Benitez nuk rrezikon të shkarkohet nga Celta Vigo, të paktën jo menjëherë. Sipas asaj që raportohet nga agjencia EFE, pavarësisht se skuadra e trajnerit spanjoll nuk po ka rezultate dhe Celta ndodhet afër pozitës së rënies, klubi ka vendosur të konfirmojë edhe një herë besimin tek ai dhe kështu ta mbajë në stol.

Megjithatë, bordi i dha edhe një ultimatum ish-trajnerit të Liverpool-it dhe Interit: nëse të premten Celta Vigo nuk arrin të mposhtë Almerian, në fund të tabelës me 9 pikë, në shtëpi, atëherë ai me siguri do të lirohet nga detyra.

Megjithatë, Benitez ende beson fort te shpëtimi dhe është i bindur se do të jetë në gjendje të përfundojë detyrën e tij.

/GazetaBlic Sport