Sporti

Ekipi shqiptar ‘Çamëria’ nuk lejohet në Greqi – trajneri, Irtan Sejko: Autoritetet na paralajmëruan për sulme të mundshme

10/18/2024 17:29
nga:E K

Ekipi shqiptar “Çamëria” në Socca Champions League [Ligë e Kampionëve e futbollit 5×5] u detyrua të largohej nga gara që po zhvillohej në Greqi.

Krejt kjo ndodhi pas paralajmërimit të autoriteteve greke se emblema, emri dhe fanellat e ekipit shqiptar paraqesin sipas tyre provokim dhe mund të sulmoheshin nga grupe kriminale, shkruan GazetaBlic Sport.

Trajneri i kësaj skuadre, Irtan Sejko për GazetaBlic Sport rrëfeu ngjarjen.

“Ajo që ndodhi ishte se ne kemi një ekip Çamëria marrim pjesë në Socca Champions League. Nga data 17 deri në datën 20 ishim në Kretë, dje zhvilluam dy takime kurse sot na kontaktuan që nuk mund të vazhdojmë më të jemi pjesë e kësaj gare me këtë emër dhe me këtë logo. Arsyeja që autoritetet greke si policia dhe shërbimet inteligjente dhe organet lokale kanë gjykuar që kjo logo dhe ky emër është provokues dhe po ngacmon grupet ekstemiste nacionaliste për të krijuar probleme.

Ne na thanë që mund të vazhdonim garën me një uniformë tjetër, pa logo dhe me tjetër emër. Normalisht kjo nuk na përshtatej pasi nuk ishte më identitare na humbte identiteti i ekipit”, tha ai për GazetaBlic Sport.