Reshat Ramadani është kthyer në një “temë të nxehtë” në merkato. Mesfushori me origjinë nga Tetova që luan për Shkëndijën dhe përfaqësuesen maqedonase, mund të ndryshojë ambient.
Për 22-vjeçarin ka oferta konkrete, sidomos nga Superliga e Rumanisë. “Newsport.al” mëson se Dinamo e Bukureshtit ka bërë ofertë konkrete për Ramadanin, por talenti ka vendosur që të qëndrojë te Shkëndija e Tetovës, të paktën deri në fund të sezonit.
Kujtojmë se kartoni i mesfushorit shqiptar është në pronësi të Dinamos së Kievit. Kjo është hera e tretë që 22-vjeçari huazohet tek Shkëndija e Tetovës, aty ku po kalon edhe “formën e jetës” këtë sezon.


