Sporti

Ekipi olimpik i Kosovës vizition skitarin e lënduar shqiptar të Maqedonisë së Veriut

02/09/2022 14:21
nga:Mergim Rreci

Ekipi olimpik i Kosovë ka vizituar sot skitarin shqiptar të Maqedonisë së Veriut, Dardan Dehari, i cili të martën lëndoi gjurin gjatë përgatitjeve për të realizuar ëndrrën për garim në Lojërat Olimpike Dimërore Pekini 2022.

Dehari, që kishte bartur flamurin në ceremoninë hapëse, pritet të kthehet në vendlindje për t’iu nënshtruar operimit. Ekipi olimpik i Kosovës i dëshiroi shërim të shpejtë, me shpresën se do ta kalojë sa më parë këtë sfidë, përcjell GazetaBlic Sport.

Ai është dashur të garojë në disiplinat e sllallomit dhe sllallomit të madh.