Sporti

Ekipi i Kosovës në mundje ishte në Turqi gjatë tërmetit të fuqishëm, KOK-u njofton për gjendjen e tyre

02/06/2023 11:14
nga:E K

Turqia përjetoi një tërmet të fuqishëm në mëngjesin e sotëm duke lënë shumë viktima dhe dëme materiale.

Në Turqi ishte edhe një ekip i Kosovës në mundje ku po qëndronin në qytetin, Kahramanmarash, shkruan GazetaBlic Sport.

Komiteti Olimpik i Kosovës tash ka bërë me dije se i gjithë delegacioni është shëndosh dhe mirë.

Njoftimi i plotë nga KOK-ut:

Komiteti Olimpik i Kosovës bashkëndjen dhimbjen me popullin turk, pas ngjarjeve tragjike të tërmetit të fuqishëm që goditi sot Turqinë.
Në momentin e tërmetit, në qytetin Kahramanmarash ndodhej edhe ekipi i të rinjve të mundjes së Kosovës, që po merrnin pjesë në turneun “12 February”.
Pas informacioneve të siguruara, KOK bënë të ditur se i gjithë delegacioni i ekipit tonë është shëndosh dhe mirë, përkundër se hoteli ku po qëndronte ekipi kishte pësuar dëmtime.
Ekipi është në rrugë për t’u kthyer në Kosovë“.

/GazetaBlic Sport/