Sporti

Ekipi i Buducnostit stërvit në stadiumin “Fadil Vokrri” para ndeshjes me Llapin

2 vite më parë
nga:Lorik J

Skuadra e Buducnostit ka arritur në Prishtinë para ndeshjes me Llapin.

Ekipi i Buducnostit ka stërvitur sot në stadiumin “Fadil Vokrri” para ndeshjes së nesërme ndaj Llapit, shkruan GazetaBlic Sport.

Buducnost ka fituar ndeshjen e parë me rezultatin 2:0 dhe ka ardhur në Prishtinë me synimin që ta mbrojë këtë rezultat dhe të kalojë tutje.

Ndeshja mes Buducnostit dhe Llapit luhet nesër nga ora 20:00.

Ja pamjet nga stërvitjet e Buducnostit: