Sporti

Ekipet shqiptare vazhdojnë rrugëtimin në Conference League

08/01/2024 08:59
nga:E K

Ekipet shqiptare vazhdojnë garën në kualifikimet e Conference League.

Llapi luan ndaj Brondbyt pa ndonjë shpresë të madhe, pasi skuadra e drejtuar nga Tahir Batatina pothuajse është eliminuar pas humbjes në ndeshjen e parë në Danimarkë me rezultat të thellë 6-0, shkruan GazetaBlic Sport.

Në anën tjetër, Egnatia hyn në ndeshjen kthyese me epërsi minimale ndaj Reykjavik në ndeshjen që zhvillohet në “Loro Boriçi” nga ora 20:00.

Partizani kërkon përmbysjen në “Elbasan Arena” pasi nga ndeshja e parë është në disavantazh ndaj skuadrës nga Gjeorgjia, Iberia 1999 me rezultat 2-0.

/GazetaBlic Sport/