Lajme

Ekipet e IML-së mbërrijnë në vendngjarje për ta larguar trupin e pajetë të grabitësit

11/30/2023 16:05
nga:Y I

Ekipi mjekësor nga Instituti i Mjekësisë Ligjore ka arritur në vendin e ngjarjes ku u vra njëri nga grabitësit e argjendarisë në Suharekë.

Bëhet e ditur se trupi i viktimës deri më tani nuk është larguar nga vendi i ngjarjes,teksa policia bëri të ditur se aksioni u zhvillua në Prishtinë, Fushë Kosovë dhe Carralevë, raporton klankosova.

Sipas policisë, në këtë aksion janë arrestuar edhe katër persona të tjerë, ndërsa një tjetër është në kërkim.

“Vlen të potencohet se personat e dyshuar kanë të kaluar kriminale me dyshimet e bazuara për përfshirje në vepra penale si: vrasje, grabitje, vjedhje e rëndë, sulm, kanosje, lëndim trupor, detyrim, armëmbajtje pa leje etj”, thuhet në njoftimin e policisë.

Në këtë aksion, policia ka bërë të ditur se ka mbetur i plagosur edhe një zyrtar policor, i cili është jashtë rrezikut për jetë.