Lajme

Ekipet e FSK’së vazhdojnë me operacione të deminimit

10/05/2023 15:11
nga:N K

Forca e Sigurisë së Kosovës ka njoftuar se janë duke realizuar operacionet e deminimit në fushat e minuara që paraqesin rrezikshmëri të lartë për popullatën.

Sot komandanti i Gardës Kombëtare Gjeneral brigade Naim Haziri së bashku me Komandantin e Regjimentit të Mbrojtjes Civile Nënkolonel Gezim Sada vizituan ekipet e EOD-së, në Parkun e Lirisë në Ferizaj, Babaj Bokës Gjakovë dhe në Poligonin e Demolimeve në Harilaq, për t`u dhen mbështetjen e tyre në këtë punë humanitare që janë duke e realizuar me përkushtim dhe profesionalizëm të lartë.”

Gjeneral Haziri ka thënë se falë punës së ekipeve të FSK’së janë shpëtuar shumë jetë njerëzish dhe ne ndihemi krenar me punën tuaj.

“Çdo mjet i pa shpërthyer që ju e gjeni dhe e eliminoni do të thotë një jetë e shpëtuar, ju përgëzoi për punën e bërë deri më tani dhe ju uroj suksese dhe shëndet deri në eliminimin e të gjitha minave dhe mjeteve të pashpërthyera që ndodhen në Kosovë.”