Lajme

Eksperti i komunikacionit: Këto janë tre faktorët që po ndikojnë në numrin e lartë të aksidenteve!

07/23/2024 18:01
nga:Y I

91 aksidente kanë ndodhur gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.

65 prej tyre kanë qenë aksident trafiku me dëme materiale, ndërsa 26 prej tyre me të lënduar.

Në lidhje me numrin kaq të lartë të aksidenteve ka folur për “Gazeta Blic”, eksperti i komunikacionit, Nol Dedaj.

Dedaj tha se numri i automjeteve është rritur për 30% dhe se niveli i rrezikshmërisë po ashtu rritet.

Ai bëri thirrje që të rritet niveli i menaxhimit nga organet kompetente.

“Në këtë kohë kur numri i automjeteve është rritur për rreth 30% sigurisht se edhe niveli i rrezikshmerisë rritet. Organet mbikqyrëse të komunikacionit duhet të rrisin nivelin e menaxhimit në mënyrë që ta krijojnë një ambient më të sigurt për lëvizjen e automjeteve” tha Dedaj për “Gazeta Blic”

Eksperti i komunikacionit, Dedaj, tha se edhe këtë vit faktori njeri dominon si shkatar i aksidenteve pastaj vijnë faktori rrugë dhe automjet.

“Por nëse shikojmë në të kaluaren dhe e njëjta po përsëritet edhe këtë vit ku faktori njeri dominon si shkatar i aksidenteve pastaj vijnë faktori rrugë dhe automjet” përfundoi eksperti i komunikacionit Dedaj në përgjigjen e tij dhënë për “Gazeta Blic”.

Nol Dedaj, Ekpert i Komunikacionit!

Gjatë 24 orëve të fundit, Policia e Kosovës, ka shqiptuar 2 mijë e 213 gjoba, teksa ka arrestuar 21 persona dhe 14 të tjerë janë dërguar në mbajtje.

/Gazeta Blic/

91 aksidente gjatë 24 orëve në rrugët e Kosovës