E plotësuar – Kryetarja e Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK), Gjykatëse Ekaterina Trendafilova, pas vizitës në Ministrinë e Drejtësisë, pritet të vizitoj edhe Ambasadën e Amerikës në Prishtinë.
Gazeta Blic merr vesh se Trendafilova, do të jetë në Ambasadën e SHBA-së rreth orës 11:30, derisa agjendën e saj pritet ta mbyllë me vizitë në OSCE.
Ndërkaq në orët e pasditës, Gazeta Blic merr vesh se ajo pritet të arrij në aeroportin e Prishtinës për të përmbyllur kështu vizitën e saj dy ditore në Kosovë.
Ndryshe dje gjatë ditës Kryetarja e Dhomave të Specializuara, ka takuar një grup studentësh në një nga hotelet e Prishtinës, nën organizimin e “YIHR” (Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut).
***
Ekaterina Trendafilova në takim me ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu
Kryetarja e Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK), Gjykatëse Ekaterina Trendafilova, do të vizitoi sot Ministrinë e Drejtësisë, ku do të takohet me ministren Albulena Haxhiu, ka mësuar GazetaBlic nga burimet brenda ministrisë së Drejtësisë.
Takimi ka filluar në ora 08.30.
Gjatë ditës, Trendafilova pritet të vizitojë edhe një nga institucionet ndërkombëtare në vend.
Trendafilova dje zhvilloi një takim me studentë në njërin nga hotelet e Prishtinës, saktësisht gjatë orës 15:00.
Ky takim me studentë, siç mësoi Gazeta Blic është bërë nën organizimin e “YIHR” (Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut).
“Trendafilova sot ishte në Prishtinë dhe në “Hotel Sirius” zhvilloi takim me studentët rreth orës 15:00″, ka konfirmuar ky burim.


