Presidenti i FC Prishtina, Remzi Ejupi, është takuar me presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino.
Ejupi ka njoftuar se me Infantinon, ka biseduar për futbollin në Kosovë dhe mundësinë e thellimit të bashkëpunim me FIFA-n në të mirë të sportit në vendin tonë.
Përmes një shkrimi në Facebook, presidenti i klubit kosovar, ka thënë se presidenti i FIFA-s është mirë i informuar për zhvillimet në Kosovë, ndërsa i ka uruar suksese futbollit kosovar.
“Gjatë një udhëtimi, takova rastësisht presidentin e FIFA-s Gianni Infantino me të cilin biseduam për futbollin në përgjithësi dhe mundësitë e zhvillimit të futbollit kosovar përmes bashkëpunimit me FIFA-n. Infantino një njëri modest i afërt dhe me kulturë të lartë sportive dhe po ashtu i mirinformuar me sportin kosovar dhe i uroj suksese futbollit në Kosovë”, ka shkruar Ejupi, derisa është shprehur i kënaqur me bisedën që kishte me të parin e futbollit në botë.


