Sporti

Jorginho tregon se cilin futbollist do ta votonte për më të mirin në botë

10/29/2021 21:04
nga:Mergim Rreci

Jorginho pati një edicion të paharrueshëm.

Në një intervistë për ESPN, mesfushori 29-vjeçar u sfidua për të zgjedhur cilin do të votonte për më të mirën në botë.

Ai tha se vota e tij do të shkonte për Kevin De Bruyne, për inteligjencën e madhe që ai ka, sipas tij, përcjell GazetaBlic Sport.

“Nëse nuk votoj unë për vetën time, kush do të votojë? Dua të kem të paktën një votë [qesh]. Bëja shaka, sigurisht, zgjedhja ime është Kevin De Bruyne [Manchester City] për futbollin që ka treguar këto vite, është e mrekullueshme ta shohësh atë duke luajtur. Ka një inteligjencë mbi mesataren”, shpjegoi ai.

/GazetaBlic Sport/