Showtime

Einxhel uron pavarësinë e Kosovës, tregon pse nuk është bashkangjitur në urim tre finalistëve

02/17/2022 14:51
nga:G C

Tre finalistët e “Big Brother Vip”, Iliri, Donaldi dhe Beniada në orët e para të mëngjesit kanë uruar Kosovën në 14-vjetorin e saj.

Aty mungoi Einxhel sepse ishte në gjumë, shkruan GazetaBlic.

Me t’u zgjuar ajo nuk harroi të bëj një urim tejet të veçantë.

“Mirëmëngjesi Kosovë, gëzuar pavarësinë. Është një ditë shumë e rëndësishme kjo për ju, shumë e rëndësishme edhe për ne. Megjithatë pavarësisht jemi dy shtete të ndryshme, përtej lumturisë që ju jeni një shtet i pavarur dhe gëzoni të drejtat tuaja të plotë si shteti më i ri në ndoshta në Evropë. Megjithatë jeni kombi më i vjetër, kështu që kjo Pavarësia është një festë prej shumë pak vitesh, por mos të harrojmë kurrë që përtej çdo gjëje ne kemi qenë dhe mbetemi një”, ka thënë Eixhel në urimin e saj./GazetaBlic/