Showtime

Einxhel publikon foton e nënës: Lumturia paska qenë ilaçi çudibërës

10/05/2022 22:36
nga:G C

Moderatorja Einxhel Shkira, gjatë qëndrimit në “Big Brother Vip” ka treguar se nëna e saj prej vitesh vuan nga një sëmundje, ndonëse nuk e ka publikuar asnjëherë, ajo ka vendosur ti dedikojë disa fjalë zemre sot në Instagram.

E ëma e saj feston sot ditëlindjen dhe nuk kishte si të mungonte një urim i veçantë nga moderatorja.

Ajo ka ndarë një fotografi të së ëmës kur ka qenë e re, krahas së cilës shkroi se uron që bebi të marrë jo vetëm bukurinë por dhe mirësinë e shpirtit të saj.