Showtime

Einxhel flet për krisjen e miqësisë me Beniadën

05/01/2022 10:16
nga:G B

Einxhel dhe Beniada krijuan një miqësi të ngushtë gjatë qëndrimit të tyre në Big Brother Vip. Por me daljen e tyre jashtë vajzat nuk janë parë më në praninë e njëra-tjetrës. E ftuar në “Why Not”, Einxhel ka treguar se si qëndron e vërteta dhe me cilët banorë është takuar.

Einxhel Shkira: Me Semin jam takuar, kemi kaluar goxha kohë, kemi qenë dhe në Kosovë, kemi ndjekur disa ditë. Me pjesën tjetër kanë qenë takime sporadike. Me Arjolën jam takuar dhe kemi qenë bashkë me vajzat e saj për darkë. Takuam Monikën te ditëlindja.

Roza Lati: Po me Beniadën?

Einxhel Shkira: Nuk jemi takuar akoma, kemi rastisur disa herë por nuk jemi takuar akoma. Nuk ma ka numrin e telefonit prandaj. Nuk ma ka numrin, kështu mora vesh, kjo ishte arsyeja që nuk kishim komunikuar. Unë ja kisha thënë brenda në ditën e fundit që s’do ja jepja numrin e telefonit dhe me sa duket e ka marrë shumë për bazë atë gjë. Më tha se do më merrte që në mëngjes përditë të më zgjonte dhe kisha frikë se mos e bënte me vërtet këtë gjë (qesh).