Moderatorja e njohur shqiptare Einxhel Shkira, është ndër figurat më të përfolura në mediat rozë.
Lidhja e saj me Dj Dagz, brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother Vip”, ka marrë vëmendje mjaft të madhe, shkruan GazetaBlic.
Së fundmi ajo ka folur për Dagzin, ku tha se është ndjerë shumë komode teksa bisedonte me të dhe theksoi se ai është ndryshe nga çdo partner që ka patur në jetë.
“Jam ndjerë shumë komode të flas me Dagzin. Dhe kam dashur që ai të shikojë anën time të keqe, atë që për meshkujt e tjerë ka qenë problem kam dashur që Dagzi të shoh këtë pjesë dhe të shoh nëse do të jetë në rregull me këtë. Çdo pritshmëri që unë kam pasur te meshkujt Dagzi i ka hedhur vetëm me mirësinë dhe mirësjelljen e vet. Asnjë tipar që kam pasur te koka ime që duhet t’i ketë mashkulli që do të kem në krah nuk i ka patur, por Dagzi i ka hedhur poshtë të gjitha ato. Dhe thashë ndoshta unë gjithë jetën kam kërkuar tipin e gabuar, ndoshta kam kërkuar një mashkull që është i fortë njësoj siç kam unë karakterin, por ndoshta ky është problemi sepse një karakter si unë vetëm do të përplasesha me atë”, u shpreh moderatorja./GazetaBlic/


