Showtime

Einxhel feston sot ditëlindjen, urimin më të ëmbël e mori nga Dagz

11/25/2023 10:50
nga:Y I

Moderatorja, Einxhel Shkira feston sot 34 vjetorin e lindjes.

Orët e para të mëngjesit ajo i priti me urimet më të përzemërta nga familjarët, miqtë, të afërmit dhe fansat e saj.

Sigurisht, ai më i veçanti ishte urimi i partnerit të saj Dj Dagz.

Ai ka postuar në ‘Instastory’ portretin e Einxhel me djalin e tyre Trev, duke i kushtuar fjalët më të ëmbla.

“Urime ditëlindja e di që kjo ditëlindje do të jetë ditëlindja jote më e bukur meqë e kemi dhuratën më të mirë në botë, Trevin. Të duam përjetësisht”, shkruan Dagz.