Bundesliga e fillon sot aktivitetin për edicionin e ri 2022/2023.
Sezonin 2022-2023 zyrtarisht do e hapë përballja mes Eintracht Frankfurt – Bayern Munich në orën 20:30, përcjell GazetaBlic Sport.
Kampionët e Gjermanisë kërkojnë mbrojtjen e fronit pa Lewandowskin në skuadër të larguar në “Camp Nou”, por më një Mane më në formë se kurrë, ndërsa kampionët e Europa League do tentojnë të mos dalin pa pikë nga ky duel.
Janë mësuar tashmë formacionet zyrtare:
Eintracht Frankfurt: Trapp, Ndicka, Sow, Kostic, Rode, Toure, Borre, Gotze, Lindstrom, Tuta, Knauff
Bayern Munich: Neuer, Pavard, Upamecano, Hernández, Davies, Kimmich, Sabitzer, Müller, Musiala, Gnabry, Mané.
/GazetaBlic Sport/


