Sporti

Eintracht Frankfurt – Barcelona, formacionet e mundshme

04/07/2022 09:48
nga:Mergim Rreci

Europa League vjen sonte me ndeshje shumë interesante.

Barcelona ​​është emri më “i rëndë” i kësaj faze çerekfinale, atje ku “Blaugranët” kërkojnë që t’i shkojnë deri në fund këtij kompeticioni, përcjell GazetaBlic Sport.

Megjithatë, së pari, duhet të kalojnë skuadrën e madhe gjermane, Eintracht Frankfurt. Të drejtuarit e Xavit kanë udhëtuar për në Gjermani, atje ku sonte kërkojnë rezultat pozitiv që në ndeshjen parë.

Kjo ndeshje do të zhvillohet në ora 21:00 dhe këto pritet të jenë formacionet e dy skuadrave.

Eintracht Frankfurt: Trapp; Hinteregger, Ndicka, Tuta; Knauff, Sow, Jakic, Kostic; Kamada, Lindstrom; Borre.

Barcelona: Ter Stegen; Araujo, Pique, Garcia, Alba; Pedri, Busquets, De Jong; Traore, Aubameyang, Torres.

/GazetaBlic Sport/