Showtime

Egzona Rafuna: Me lojën e tij, MC Beka po tregon se po synon të jetë lider i shtëpisë

12/11/2022 20:57
nga:G B

Prezantuesja televizive Egzona Rafuna, e cila e ka shijuar ndjenjën e të qenit pjesë e shtëpisë së “Vëllait të Madh”, ka qenë ndër të ftuarit e Elita Rudit në emision “Talk Show” kushtuar Big Brother VIP Kosova.

Rafuna ka thënë se një nga banorët ka tendenca për të qenë lider i shtëpisë dhe sipas saj, ai është MC Beka.

“Një tendencë për me qenë lider po e shoh Bekën. Ndoshta për shkak të moshës dhe eksperiencës së tij në ekran e showbizz, kjo e bën atë më superior ndaj të tjerëve. Mendoj që kjo është ajo çka Beka mendon në raport me të tjerët”, ka thënë Rafuna.