Kosova po merr pjesë në “Lojërat Mesdhetare” që zhvillohen në Algjeri.
Sportistët kosovarë nuk po kalojnë kohë të mirë sot, shkruan GazetaBlic Sport.
Pas Fortesa Oranës dhe Melos Gashit që u mposhtën në raundet e para të karates në kategoritë përkatëse, edhe Egzon Shala dhe Alban Sopa patën të njëjtin fat.
Shala dhe Sopa pësuan humbje në sportin e mundjes.
Egzon Shala u mund nga Ercan Salim, në çerekfinalen e kategorisë -125 kilogramë, ndërsa Sopa humbi nga Jacopo Masotti i Italisë, në çerekfinalen e kategorisë -74 kg.
Të dy garuesit tanë mund të garojnë edhe nesër, nëse kundërshtarët e tyre kualifikohen në finale.
/GazetaBlic Sport/


