Egzon Pacolli do të jetë Shef i Asamblistëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës në Kuvendin Komunal të Prishtinës.
Reporteri merr vesh se vendimi është marrë sot në organet e Degës së LDK-së në Kryeqytet.
Pacolli ka qenë ndër kandidatët më të votuar të LDK’së në Prishtinë, me rreth 1 mijë vota.
Legjislaturën e kaluar komunale, Shefe e Asamblistëve të LDK’së ka qenë Jeta Rafuna.


