Sporti

Zlatan Ibrahimovic nënshkruan sot kontratën e re me Milanin, këto janë detajet e saj

04/16/2021 10:21
nga:Mergim Rreci

Sipas raportimeve, Zlatan Ibrahimovic mund të nënshkruajë një zgjatje të kontratës me Milanin sot pasi Mino Raiola pritet të takohet me Rossonerët.

Reprezentuesi suedez tashmë ka arritur një marrëveshje për të zgjatur qëndrimin e tij në klub me të njëjtat kushte të kontratës së tij aktuale, përcjell GazetaBlic.

Ibrahimoviç do të fitojë 7 milion € në vit, duke përfshirë shtesa dhe mund të nënshkruajë kontratën e tij të re në orët e ardhshme.

Sipas La Gazzetta dello Sport, Mino Raiola pritet të takojë drejtuesit e Rossonerëve sot në Casa Milan.

Ndërsa bisedimet për marrëveshjet e reja të Gigio Donnarumma dhe Alessio Romagnoli janë duke vazhduar, Ibra mund të zgjasë zyrtarisht qëndrimin e tij në San Siro sot.

Ish sulmuesi i Manchester United dhe PSG u kthye në Milano në janar 2020 nga LA Galaxy.

Ai ka shënuar 17 gola në 25 ndeshje në të gjitha garat këtë edicion.

/GazetaBlic/