Sporti

Egnatia siguron kalimin në raundin e tretë, fiton me golin e Kastriot Selmanit

07/31/2025 22:59
nga:Mergim Rreci

Pas triumfit 0-2 në transfertë, Egnatia ka fituar edhe mbrëmjen e sotme përballë Dinamo Minsk. Sfida e vlefshme për fazën e dytë të Conference League, përfundoi me shifrat 1-0.

Ishte Kastriot Selmani, ai që shënoi golin e vetëm të kësaj sfide. Në minutën e 77-të, sulmuesi i ardhur nga Drita, realizoi një supergol, madje duke e shoqëruar me një festë të veçantë.

Kështu, rrogozhinasit shkojnë në fazë e 3-të të Ligës së Konferencës.