Sporti

Egnatia eliminohet nga Liga e Konferencës

08/14/2025 23:54
nga:Mergim Rreci

Kampionia e Shqipërisë, Egnatia është përshëndetur nga garat europiane për këtë sezon.

Rrogozhinasit pësuan pas vazhdimeve nga ekipi slloven, Olimpija Ljubljana 2:4.

Në ndeshjen e parë në Slloveni, ekipi shqiptar ishte mbajtur duke barazuar pa gola, shkruan Gazeta Express.

Koha e rregullt u mbyll 2:2, teksa me një lojtar më pak, Egnatia arriti të barazonte dhe ta dërgonte ndeshjen në vazhdime.

Por kaq ishte fuqia e tyre, pasi në 30 minutat shtesë pësuan dy gola të tjerë, duke u eliminuar në rrethin e tretë të Ligës së Konferencës.