Sporti

Egnatia dhe Partizani nuk ‘ndezin’ në pjesën e parë në kualifikueset e Conference League

08/01/2024 20:51
nga:Mergim Rreci

Kanë përfunduar pjesët e para në dy ndeshjet kualifikuese të skuadrave shqiptare në Conference League.

Egnatia është në disavantazh prej 0 me 1 ndaj Vikingur, shkruan GazetaBlic Sport.

Rezultati i përgjithshëm momental nga të dy ndeshjet është 1 me 1, me skuadrën shqiptare që duhet vetëm të mos e humb ndeshjen për të kaluar tutje.

Në ndeshjen tjetër, Partizani po luan pa gola ndaj Iberia 1999, 0 me 0.

Nënkampioni i Shqipërisë e ka humbur ndeshjen e parë me rezultat 2 me 0 dhe duhet të reagojë më patjetër në pjesën e dytë.

/GazetaBlic Sport/