Sporti

Egnatia dhe Partizani eliminohen nga garat evropiane

08/01/2024 22:01
nga:Mergim Rreci

Egnatia dhe Partizani janë eliminuar nga garat evropiane.

Të dy skuadrat dështuan të kalojnë raundin e dytë kualifikues në Conference League, shkruan GazetaBlic Sport.

Kampioni u mposht nga Vikingur me rezultat 0 me 2, duke zhvlerësuar fitoren prej 0 me 1 në ndeshjen e parë.

Në anën tjetër, Partizani nuk la gjurmë në ndeshjen kthyese ndaj Iberia 1999, duke barazuar pa gola 0 me 0. Në saje të fitores prej 2 me 0 në ndeshjen e parë, skuadra nga Gjeorgjia siguroi kalimin tutje.

/GazetaBlic Sport/