Nuk ka përfunduar ende 2025-a sportive për dy nga skuadrat e Superiores, Egnatian dhe Dinamon. Para se të marrin pushimet, ato do të luajë edhe aktin e fundit më 28 dhjetor, në stadiumin “Air Albania”, ku do të diskutojnë trofeun e Superkupës së Shqipërisë.
Edhe pse nuk ka vlerë monetare, një trofe është gjithmonë i rëndësishëm, i shërben prestigjit të klubit, kështu që rrogozhinasit dhe kryeqytetasit po e përgatisin shumë seriozisht këtë sfidë.
Pozitiv është fakti se si Egnatia, ashtu edhe Dinamo, vijnë në momentin e tyre më të mirë. Të dyja kanë marrë 4 fitore në 5 ndeshjet e fundit të kampionatit. Pak më mirë janë rrogozhinasit, të cilët fituan përballjen direkt me blutë po në “Air Albania” disa ditë më parë. Skuadra e Tetovës ka edhe pluasin që e mbylli gjysmën e parë të kampionatit si kampione dimri.
Egnatia dhe Dinamo janë dy skuadrat e momentit në elitë. Të dyja prodhojnë futboll, janë të orientuara drejt lojës sulmuese dhe krijojnë raste shënimi. Të dielën spektakli është i garantuar në tapetin e “Air Albanias”. Në fund vetëm njëra palë do të festojë, por është shumë e vështirë ta parashikosh se cila do të jetë.


