Sporti

Egnatia bën goditjen më të madhe të merkatos, “blindon” Dwamenan

07/07/2023 12:32
nga:E K

Egnatia ka zyrtarizuar goditjen më të madhe të merkatos së verës. Në fakt bëhet fjalë për një rinovim, por që tregon shumë rreth aspiratave të klubit.

Dwamena u kthye në sulmuesin më të mirë të Superiores në sezonin që lamë pas. Ofertat ishin të shumta për të, por te Egnatia shihnin larg: “Nuk preket”.

Tani është menaxheri i sulmuesit, Arbi Laci, i cili tregon se kontrata e Dwamena është rinovuar te Egnatia edhe për dy vite të tjera.