Këngëtarja Egli Tako dhe reperi Gjesti po vazhdojnë të përfshihen në debate të njëpasnjëshme brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4.
Që nga rikthimi i saj pas një mungese prej nëntë ditësh, dyshja janë përballur shpesh me diskutime dhe tensione rreth marrëdhënies së tyre.
Së fundmi, Egli dhe Gjesti kanë debatuar për perceptimet dhe komentet që këngëtarja ka dëgjuar jashtë shtëpisë, gjatë qëndrimit të saj të përkohshëm larg reality show-t.
Gjatë bisedës, ajo i tha reperit: “Ti nuk e ke idenë se sa njerëz jashtë nga kjo marrëdhënie kanë interpretuar që ne të dy, jashtë, do të martoheni”.