Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes mes Australisë dhe Egjiptit, me afrikanët në avantazh minimal 1-0.
Golin e vetëm të 45 minutave të para e realizoi Ashour, duke i dhënë Egjiptit një epërsi të rëndësishme në këtë duel eliminator, transmeton GazetaBlic Sport.
Australia pati disa tentativa për të barazuar rezultatin, por nuk arriti të konkretizojë rastet e krijuara, ndërsa Egjipti u tregua më efikas në finalizim.
Pritet një pjesë e dytë e fortë, me Australinë që do të kërkojë me çdo kusht përmbysjen dhe Egjiptin që synon të ruajë avantazhin për kualifikim.
/GazetaBlic Sport/


