Sporti

Egjipti mposht Marokon, kalon në gjysmëfinale të Kupës së Afrikës

01/30/2022 18:38
nga:E K

Egjipti ka shënuar fitore ndaj Marokos.

Kombëtarja e Egjiptit triumfoi me rezultat 2-1 ndaj Marokos, shkruan GazetaBlic Sport.

Të parët kaluan në epërsi Maroko me golin e Boufal në minutën e 7’të të takimit.

Salah barazoi shifrat në minutën e 53’të të takimit.

Për të siguruar fitoren e kombëtares së tij u përkujdes, Trezeguet i cili realizoi pas asistimit të Salah në minutën e 100’të të takimit.

Egjipti takohet me Kamerunin në gjysmëfinale të kësaj gare.

/GazetaBlic Sport/