Sporti

Egbo thotë se Prishtina është dashur ta siguroj fitoren në pjesën e parë

11/05/2023 23:58
nga:E K

Prishtina dhe Llapi kanë barazuar, në takimin e vlefshëm për xhiron e 13-të kampionale në Superligën e Kosovës në futboll.

Dy rivalët rajonal barazuan 2:2 në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet.

Kryetrajneri i FC Prishtinës, Emmanuel Egbo pas ndeshjes tha se ekipi i tij është dashur ta mbyll çështjen e fituesit tek në pjesën e parë.

“Pjesa e dytë ndryshoi pasi morëm kartonin e kuq. Me gabimin tonë kemi pësuar golin e barazimit. Si ka shkuar loja, është dashur që ta mbyllim çështjen e fituesit që në pjesën e parë”, tha Egbo për ArtSport.

“Duhej të kishim epërsi prej tri golash. Po të realizonim rastet edhe kartoni i kuq pak do të ndryshonte. I përgëzoj çunat pasi kanë luftuar që të marrin një pikë. Çdo gjë që kemi bërë në stërvitje e kanë zbatuar në fushë”, ka shtuar Egbo.

Prishtina me këtë barazim është e pesta me 17 pikë, ndërkohë Llapi zë vendin e tretë me 22 pikë.