Egbo, trajneri i i Prishtinës në futboll është nga Nigeria, por e flet “perfekt” gjuhën shqipe.
Egbo ka 22 vite në trojet shqiptare, pasi ishte portier tek Tirana, e më pas edhe trajner, teksa tani ka ardhur në Kosovë tek Prishtina, përcjell GazetaBlic Sport.
Ai thotë se nuk e kishte të vështirë të mësojë gjuhën shqipe.
“Kam 22 vjet në Shqipëri, është marre mos me fol shqip. Gjuha shqipe s’ka qenë e vështirë për t’u mësuar”, tha fillimisht Egbo në emisionin Favorit në T7.
“Unë kam ardhur në Shqipëri në vitin 2001, kam gjetur mikpritje në Shqipëri dhe ishte e vështirë m’u shkëput. Kam kaluar shumë mirë atje, kam kriju shumë miq, edhe tani këtu në Kosovë”, përfundoi ai.
/GazetaBlic Sport