Showtime

Efi zbulon si tradhëtohej vazhdimisht nga ish i dashuri!

01/19/2022 12:55
nga:G C

Efi është nga konkurrentet më të pëlqyera nga meshkujt e “Për’puthen”.

Konkurrentja takimin e fundit e pati me Mevlanin, me të cilin zhvilluan biseda interesante duke zbuluar detaje edhe nga e kaluara.

Mevlani ka treguar se vetëm një herë është dashuruar ndërsa te Efi kjo ka ndodhur dy herë.

Ajo tregoi se për njërin ka ngelur respekti dhe e kujton me respekt por për tjetrin nuk ka asnjë lloj ndjesie pasi e ka tradhëtuar.

“Jam tradhtuar. Më ka munguar ai respekti! Ndërsa lidhja tjetër mbaroi , sepse nuk u përputhën karakteret, nuk shkoi siç duhet jo për mungesë respekti. Kur më kanë tradhtuar kam qenë e vogël dhe nuk i kuptoja gjërat mirë. E kam falur disa herë, sepse e shihja si diçka që hë se nuk do e bëj më, nuk e merrja si mos respekt ndaj meje. E lidh dhe me faktin që e kam dashur, por më shumë me moshën që se kam kuptuar“.- tregoi ajo.