Këtë javë nis në televizionin “Top Channel” spektakli i kërcimit “Dancing With the Stars”.
Ne e kemi thënë pak kohë më parë që ky spektakël duket sikur do të jetë një ripërsëritje e Big Brother Vip 2, pasi pjesë e kastit janë të gjithë ish-konkurrentët e reality showt.
Tashmë personazhet janë zbuluar dhe çfarë i ka bërë përshtypje publikut është fakti që në këtë spektakël po rikthehen shumica e konkurrentëve të “Big Brother 2 VIP”.
Po ashtu. në juri do të jetë pjesë e trupës gjykuese Olta Gixhari, ndërsa Kiara Tito vjen si moderatore e forumit. Aaa ndërsa Luiz Ejlli si i ftuari i parë Vip që do të çelë mbrëmjen.
Një nga emrat e përfolur ishte dhe Efi Dhedhes, e cila mesa duket s’ka pranuar të bëhet pjesë pasi e tha qartë që i duket një ripërsëritje e Big Brother.
Nëpërmjet një komunikimi virtual me ndjekësit në Instagram, Efi tha: Sepse Big-u ka mbaruar dhe nuk do të doja një “Big” ripërsëritje, dysh”.