Showtime

Efi përballet me Luizin: Jam e zhgënjyer!

04/04/2023 21:59
nga:Y I

Efit dhe Bledit iu është treguar sot një klip me momentet sesi i kanë pritur banorët e tjera.

Në të kishte gjëra që ata i dinin, por edhe gjëra që i kanë zhgënjyer, sidomos Efin në lidhje me Luizin, të cilin e konsideronte mik.

Efi: Është e tmerrshme. Unë nuk u çudita nga asgjë që pashë. Ndihem shumë e zhgënjyer nga miqtë që kam pasur. Kam folur me Luizin e di që do Kiarën në finale, por nuk e kuptoj pse nuk do të jemi miq. E kam diskutuar dhe me banorë të tjerë, nuk e kuptoj qëllimin e Luizit që të më mbajë larg. Mund të më pyeste, ndihem e zhgënjyer sepse jam e njëjta. Nuk çuditem nga asnjë, zhgënjimi im është Luizi. Kam dyshim që ai ka folur me Kiarën. Ata që kam konsideruar miq, tani nuk janë më. Me aq sa njoh Luizin, mendoj se ka folur me Kiarën dhe mban këtë qëndrim me mua, diçka ka këtu.

Ajo ka kërkuar përballje me Luizin dhe ai i ka sqaruar se ftohtësia lidhet me reagimin e saj jashtë, pasi ai nuk e kupton për çfarë arsye mund ta ketë bërë tjetër përveçse për disa klikime më shumë. Gjithsesi ai thotë se nëse e ka gabim gjërat do ndryshojnë. Sido që të jetë Luizin i ka thënë se gjërat që kanë ndodhur brenda shtëpisë do të ngelen atje.