Federata e Futbollit të Arabisë Saudite njoftoi këtë të martë se do të presë edicionin e ardhshëm të Kupës së Botës për Klube, që do të luhet në fund të vitit 2023.
Kështu, sauditët pasojnë Marokun, i cili organizoi edicionin e fundit të kompeticionit, të fituar nga Real Madridi, i cili mundi Al Hilal, me rezultatin 5-3, në finalen e madhe, përcjell GazetaBlic Sport.
Arabia Saudite po merr vëmendjen në nivelin sportiv, pasi Al Nassr siguroi nënshkrimin e Cristiano Ronaldos, ku një nga objektivat ishte t’i jepte më shumë shikueshmëri vendit.
الاتحاد الدولي لكرة القدم FIFA:
السعودية تستضيف كأس العالم للأندية 2023 ??#مونديال_الأندية_بالسعودية#Clubwc pic.twitter.com/2a2pjE87Qi
— الاتحاد السعودي لكرة القدم (@saudiFF) February 14, 2023


