Sporti

Efekti Paul Pogba, UEFA largon birrat nga konferenca për media për lojtarët mysliman

06/25/2021 11:27
nga:E K

Paul Pogba kishte hequr birrat “Heineken” nga tryeza gjatë konferencës për shtyp për Kombëtaren franceze, pasi që ai i përket besimit islam.

Pas këtij reagimi të Pogbas, UEFA ka vendosur që mos të vendos birrat para lojtarëve mysliman në konferencat për shtyp, shkruan GazetaBlic Sport.

Veprimi i Pogbas kishte ardhur menjëherë pas atij të Ronaldos i cili largoi shishet e Coca Cola-s nga tryeza e tij.

Pas kësaj mediat e huaja raportojnë se nuk do të shfaqen më birrat para futbollistëve myslimanë në Kampionatin Evropian.

/GazetaBlic Sport/