Paris Saint Germain u përball dje me Reims në kuadër të Ligue 1.
Skuadra e Pochettinos triumfoi me rezultat 2-0 me dy golat e francezit, Kylian Mbappe, shkruan GazetaBlic Sport.
Vëmendjen kryesore në këtë takim e morri, ylli argjentinas, Lionel Messi i cili u inkuadrua për gjysmë ore lojë në këtë takim.
Ky ishte debutimi i tij me PSG, por nuk arriti të lë gjurmë në këtë takim.
Megjithatë Messi la gjurmë jashtë fushave. Ndeshja e djeshme mes PSG dhe Reims theu rekord shikueshmërie në Ligue 1.
Kjo ndeshje u përcoll nga 10 milionë e gjysmë shikues nga televizioni.
/GazetaBlic Sport/


