Takimi mes Reims dhe PSG, i cili kishte rëndësinë e lartë në minutën e 66’të me inkuadrimin dhe debutimin e Lionel Messi, ishte programi më i shikuar në Spanjë të Dielën.
Sipas gazetës spanjolle, El Mundo Deportivo, debutimi i madh i argjentinasit pritej me padurim, gjë që bëri që kanali Telecinco të blinte të drejtat e lojës për Spanjë, përcjell GazetaBlic Sport.
Gazeta raporton se loja e së dielës mbrëma u ndoq nga 2,214,000 shikues në Spanjë.
Minuta më e shikuar erdhi në orën 22.27 me kohën lokale, me 2.924.630 persona që shikuan minutat e fundit të ndeshjes, me Leo Messin tashmë në fushë.
/GazetaBlic Sport


