Radhë të gjata të njerëzve janë parë në Moskë duke pritur për tërheqje të parave nga bankat.
Në një video të publikuar në rrjetin social Twitter shihen shumë qytetarë duke pritur në radhë.
“Radhë të gjata në Moskë për tërheqje nga ATM. Bravo Putin, bravo”, thuhet në postimin të cilin e ka shpërndarë kryeministri slloven Janez Jansa.
“Sanksionet djegin”, ka shkruar Jansa në postimin e tij në Twitter.
Sanctions bites https://t.co/Zto69MTWNy
— Janez Janša (@JJansaSDS) February 27, 2022
Kujtojmë se janë shtuar zërat nga Bashkimi Europian dhe SHBA për të forcuar më tej sanksionet ndaj Rusisë, për shkak të ndërhyrjes së saj ushtarake në Ukrainë.
Perëndimi po bie dakord që Rusia të përjashtohet dhe nga SWIFT.
Heqja e Rusisë nga SWIFT do ta bënte pothuajse të pamundur për institucionet financiare dërgimin e parave brenda ose jashtë vendit, duke shkaktuar një tronditje të papritur për kompanitë ruse dhe klientët e tyre të huaj, veçanërisht blerësit e eksporteve të naftës dhe gazit në dollarë amerikanë.


