Lajme

Efektet pozitive dhe negative të agjërimit | Nutricionistja tregon se çka ndodhë me trupin e njerëzve gjatë Ramazanit

03/11/2024 13:51
nga:N K

Nutricionistja, Vala Pupovci, në një prononcim për GazetaBlic ka folur lidhur me efektet pozitive dhe negative të agjërimit.

Pupovci tha se agjerimi mund të ndihmojë në humbje të peshës dhe ajo rekomandon për agjëruesit të kenë kujdes në llojin dhe sasinë e ushqimit.

“Agjërimi mund të ndihmoj në humbje të peshës, por duhet të kemi kujdes në llojin dhe sasinë e ushqimit”, tha Pupovci.

Ajo tutje tha se iftari gjithmonë organizohet me hurma dhe ujë dhe efekti i hurmave ndikon në një energji më të shpejtë tek personat që konsumojnë ato.

“Iftari zakonisht bëhet me hurma dhe ujë, ndërsa efektet e hurmave janë se ato japin energji të shpejtë, gjithashtu uji ndihmon në hidratim për personat që agjërojnë”, tha tutje Pupovci për GazetaBlic.

Pupovci për kohën e syfyrit rekomandon të ushqehemi me ushqime të cilat janë të shëndetshme.

“Në kohën e syfyrit preferohet të zgjedhim opsione hidratuese siç janë uji, qumështi, frutat dhe perimet. Ndërsa pjata kryesore preferohet të jetë një pjatë e përshtashme dhe e dobishme, ajo mund të jetë një pjatë me tërsherë me qumësht ose kos, arra dhe fruta ose vezë e zier me pak gjizë, bukë të zezë dhe perime”, tha ajo.

Lidhur me ushqimet të cilat duhet të ushqehemi në kohën e Ramazanit, Pupovci tregon se duhen të evidentohen ushqimet që janë me sasi të lartë të yndyrës dhe me sheqer të shtuar.

“Ushqimet të cilat duhet të rrallohen gjatë periudhës së Ramazanit janë ushqimet që kanë sasi të lartë të yndyres siç janë ushqimet e fërguara dhe ato me sheqer të shtuar”, tha tutje Pupovci.

Pupovci periudhën e Ramazanit e vlerëson se është një proces që ndikon në parandalimin e sëmundjeve të ndryshme kronike dhe mund të reciklohen qelizat e vjetra.

“Njëra prej efekteve pozitive që ndikon muaji i Ramazanit tek personat që agjërojnë është se fillon procesi i autofagjisë, proces i cili recikolon qelizat e vjetra dhe gjithashtu ndihmon në parandalimin e sëmundjeve kronike siç janë sëmundjet e zemrës, diabeti dhe kanceri”, tha tutje Pupovci.

Pjata kryesore e kohës së Iftarit sipas nutricionistes Pupovci duhet të jetë me ushqime që janë të pranishme proteinat, karbohidratet dhe ushqimet integrale.

“Pjata kryesore e kohës së Iftarit preferohet të jetë një pjatë e balancuar e cila permban të paktën ushqime me proteina siç janë mishi, peshku, veza, produktet e qumështit apo fasulet, gjithashtu mund të janë edhe ushqimet integrale si orizi, patatet, buka e zezë, makaronat, bollguri dhe 1 pjatë me perime, të cilat mund të jenë të freskëta, ziera apo pjekura”, potencoi ajo.

“Efektet negative mund të vijnë në rastet kur ne konsumojmë sasi të madhe të ushqimit, sidomos ushqimet të cilat kanë kalori, e cila mund të çojë në shtim të peshës, apo nesë nuk hidratohemi mjaftueshëm duke konsumuar ujë, çajra dhe pijë tjera hidratuese pa sheqer të shtuar. Ka shumë njerez që e anashkalojnë Syfyrin, ky mund të jetë një veprim i cili mund të dërgojë në lodhje të tepërt, mungesë te nutrienteve dhe vështiresi në agjerim”, përfundoi Pupovci për Gazeta Blic.