Liverpool është informuar se Atletico Madrid nuk ka në plan të lërë Julian Alvarez të largohet këtë verë, pavarësisht se agjenti i lojtarit sugjeron se një largim mbetet një mundësi.
Fernando Hidalgo, përfaqësuesi i Alvarez, zbuloi gjatë fundjavës se Reds kishin shfaqur interes për sulmuesin argjentinas vitin e kaluar, përpara transferimit të tij prej 80 milionë £ nga Manchester City në Atletico Madrid, transmeton GazetaBlic Sport.
Alvarez ka qenë në formë të shkëlqyer këtë sezon, duke shënuar 23 gola në 44 paraqitje, duke luajtur një rol kyç në mbajtjen e skuadrës së Diego Simeone në kërkimin e titullit të La Ligës.
Kishte raporte që sugjeronin se Liverpool kishte bërë tashmë kontakte me Atletico Madrid në lidhje me nënshkrimin e mundshëm të 25-vjeçarit Julian Alvarez në dritaren e ardhshme të transferimeve.
Megjithatë, këto thashetheme tani janë mohuar me vendosmëri nga drejtori sportiv i Atletico-s, Carlos Busero. Ai hodhi poshtë pretendimet, duke deklaruar se klubi spanjoll nuk ka ndërmend të lërë yllin e tyre të largohet së shpejti.
“Bisedat rreth paraqitjes së një oferte zyrtare nga Liverpool për të nënshkruar me lojtarin tonë Julian Alvarez janë të pasakta,” tha Busero në 365score. “Ajo që po qarkullon janë vetëm thashetheme.
“Alvarez është një lojtar kyç dhe i rëndësishëm në projektin tonë dhe ne nuk kemi ndërmend ta lëmë të largohet. Vetë lojtari nuk po i kushton vëmendje këtyre thashethemeve.”
/GazetaBlic Sport/