Komisioni Qendror Zgjedhor ka hedhur sot shortin për renditjen e partive politike në fletëvotime për zgjedhjet e përgjithshme të 9 shkurtit.
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi bëri të ditur se sot do të tërhiqet shorti ku partitë politike më pas do të dinë numrin në fletëvotim.
Pas tërheqjes së shortit ka rezultuar që subjekti i parë që tërhoqi numrin ishte Partia e Ashkalinjëve për Integrim me numër 123.
Lidhja Demokratike e Kosovës numrin në fletëvotim do ta ketë 124.
Tërheqja është bërë nga përfaqësuesi i subjekti politik që gjendej në sallë.