Lajme

Fatmir Limaj: Sot nderojmë veteranët e i kujtojmë edhe ata që janë në Hagë

12/30/2025 13:57
nga:Genita C

Kreu i NISMA-s, Fatmir Limaj, shkroi për  Ditën e Veteranit duke nderuar veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe duke kujtuar ata që nuk janë më ose janë në Hagë, raporton GazetaBlic.

Ai theksoi se shteti i Kosovës ka lindur nga guximi dhe sakrifica e UÇK-së, dhe se ky themel nuk duhet harruar.

Postimi i plotë:

Dita e Veteranit

Ditë që i përket themeleve të shtetit tonë. Ditë për ata që morën barrën më të rëndë, që zgjodhën luftën kur liria nuk kishte alternativë tjetër.

UÇK-ja ishte vendimi për të mos u përkulur. Ishte guxim, sakrificë dhe besë e amanet ndaj Kosovës.

Sot nderojmë veteranët e i kujtojmë edhe ata që nuk janë këtu, ata që janë në Hagë, të cilëve edhe sot, sikurse neve dikur, u ka rënë barra e rëndë për ta mbrojtur pastërtinë e luftës çlirimtare.

Kjo ditë na kujton se shteti ynë ka lindur nga lufta e drejtë e UÇK-së, ky themel nuk guxon të harrohet.

Lavdi UÇK-së.
Nderim për veteranët.
Fatmir Limaj