Sporti

Milot Avdyli titullar për Celjen në finalen e kualifikimeve për Champions League

08/26/2026 20:07
nga:Mergim Rreci

Milot Avdyli do ta nisë si titullar për Celjen në ndeshjen finale kualifikuese për Ligën e Kampionëve ndaj Slovan Bratislavës.

Mesfushori kosovar ka fituar besimin e trajnerit dhe do të jetë në formacionin startues në këtë sfidë vendimtare, me ndeshjen e parë që kishte përfunduar me rezultat 1 me 1, pikërisht me Avdylin që realizoi për skuadrën sllovene.

Ndërkohë, Veton Tusha do ta nisë ndeshjen nga banka rezervë, duke pritur mundësinë për të ndihmuar skuadrën.

Celje synon një rezultat pozitiv dhe kualifikimin në fazën e Ligës së Kampionëve, ndërsa sytë e tifozëve kosovarë do të jenë edhe te paraqitja e Avdylit.

/GazetaBlic Sport/