Sezoni i vjeshtor i Superligës së Kosovës në futboll mbyllet sot me ballafaqimin Drita-Prishtina, teksa tani klubet dhe futbollistët veç kanë filluar të mendojnë për ndryshime në afatin kalimtar të janarit.
Mesfushori i njohur kosovar, Kushtrim Shabani pritet të largohet nga Llapi në janar, siç mëson ekskluzivisht GazetaBlic Sport.
Shabani i cili ka përvojë të madhe në futbollin kosovar pritet të ndryshojë ambient në këtë afat kalimtar.
Sytë e shumë klubeve kosovare tashmë janë tek Shabani, i cili pritet që në ditët në vijim të marrë dokumentacionin nga klubi aktual dhe të vendos për të ardhmen e tij.
/GazetaBlic Sport/


