Gjatë ditës se sotme është ndalur energjia elektrike derisa në Pallatin e Drejtësisë po mbahej një seancë gjyqësore.
Viktor Buzhala zëdhënës në këtë kompani përmes një komunikate për media ka sqaruar se KEDS nuk ka lidhje të bëjë me këtë.
Njoftimi i plotë:
KEDS bën me dije që nuk e ka ndalë energjinë elektrike dhe nuk ka pasë asnjë prishje apo ndonjë interferim deri tek asetet e brendshme të Pallatit të Drejtësisë. Pra, sa i përket anës tonë gjithcka ka qenë në rregull dhe në bazë të normave të parapara. Kërkojmë nga mediat që e kanë publikuar lajmin që të hulumtojnë shkaktarin e vërtetë të problemit, në mënyrë që të del e vërteta në pah. Të njëjtën kohë, kërkojmë nga mediat që në këto raste të marrin të gjitha palët e involvuara, duke iu përmbajtur parimeve të gazetarisë. Kjo, pasi ësht e vetmja mënyrë që të del në pah e vërteta e plotë, duke hequr cdo aludim të pasaktë.


